Bashkim Hasani emërohet drejtor në Drejtorinë e Kullosave

nga Xh M

Shkup, 16 shttaor – Bashkim Hasani, kuadër i VLEN-it, është emëruar drejtor në Drejtorinë e Kullosave.

Se ka marrë post shtetëror, e ka konfirmuar edhe vetë Hasani në Facebook ku ka falenderuar liderin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti për besimin e dhënë.

“Një detyrë e re për t’ju shërbyer qytetarëve të vendit !

Faleminderit për besimin kryetar Izet Mexhiti🙏
Faleminderit për përkrahjen strukturave të VLEN🙏“, ka shkruar Hasani

Mësohet se Hasani është emëruar drejtor në Kullosat, ndërkaq ai paraprakisht ka udhëhequr edhe me funksione të tjera shtetërore, si kuadër i BDI-së atë të zëvendësministrit të Mbrojtjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More