Bashkim Hasani kryeson listën e këshilltarëve të VLEN-it në Gostivar

nga D. V.

Shkup, 26 gusht – Bashkim Hasani ka njoftuar se do të jetë bartës i listës së këshilltarëve të koalicionit opozitar VLEN në zgjedhjet lokale në Komunën e Gostivarit. Ai u shpreh mirënjohës për besimin e strukturave të partisë dhe paralajmëroi një betejë të fortë politike për ndryshimin e pritur nga qytetarët.

Postimi i plotë i Bashkim Hasanit:

“Mirënjohës për besimin e strukturave dhe udhëheqësisë së VLEN-it që ma besuan kryesimin e listës së këshilltarëve në zgjedhjet lokale në Komunën e Gostivarit 🙏
Së bashku me kandidatin për kryetar komune, z.Sebaedin Dauti, dhe me strukturat e Vlenit, duke kërkuar përkrahjen e qytetarëve, do t’i japim fund 8 viteve stagnim dhe keqqeverisje të pushtetit aktual lokal.
Me mbështetjen e qytetarëve, ndryshimi i shumëpritur do të bëhet realitet, sepse Gostivari meriton më shumë!”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More