Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

nga D. V.

Shkup, 15 shtator – Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe familjet, Komuna e Gostivarit ka vendosur një kënd të ri lojërash në oborrin e Shkollës Fillore “Liria” në fshatin Raven.

Ky investim është pjesë e një projekti më të gjerë që parasheh ndërtimin e gjithsej 16 këndeve lojërash në të gjitha vendbanimet e komunës.

Kryetari i komunës, Valbon Limani theksoi se se investimet të tilla janë dëshmi e përkushtimit të pushtetit lokal ndaj mirëqenies së fëmijëve dhe zhvillimit të një ambienti të shëndetshëm për ta.

“Në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven vendosëm një kënd të ri lojërash, pjesë e projektit tonë me gjithsej 16 kënde lojërash që do të vendosen në të gjitha vendbanimet e komunës. Ta gëzojnë fëmijët tanë”, shprehet Limani.

Ndryshe, projekti i këndeve të lojërave synon jo vetëm krijimin e hapësirave argëtuese dhe edukative për fëmijët, por edhe nxitjen e aktiviteteve në natyrë, zhvillimin social dhe fizik të tyre, si dhe rritjen e cilësisë së jetës në komunitet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More