Bastisje në një shtëpi Strumicë, zbulohen lëndë narkotike

nga D. V.

MPB ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person i moshës 36-vjeçare është arrestuar në Strumicë, pasi siç bëjnë të ditur, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur marihuanë.

“Më 29.12.2025, në orën 17:30, në Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria A.F. (36) nga Strumica. Gjatë bastisjes së shtëpisë të tij, të realizuar me urdhër gjykate, është gjetur marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit tek ai janë gjetur disa pako me amfetaminë.

Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj A.F. do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More