MPB njofton se dje ka kryer bastisje në një banesë në Shkup, nga ku janë gjetur lëndë narkotike, me çka është ndaluar një person.
“Me datë 26.11.2024 në ora 13:40 në Shkup, në zonën e Karposhit, nga njësiti i tregtisë ilegale në kuadër të SPB Shkup ka ndaluar N.G (39).
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe sekuestruan heroinë, një peshore digjitale dhe sende të tjera të dyshuara me origjinë kriminale.