BDI dënon cënimin e lirisë së mediave dhe kërcënimet ndaj gazetarëve

nga Xh M

Shkup, 16 qershor – Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes një reagimi ka dënuar cënimin e lirisë së mediave dhe kërcënimet ndaj punonjësve të mediave e në këtë rast kërcënimin ndaj gazetarit Nevrij Ademi.

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër çdo cenim të lirisë së medias dhe kërcënimet serioze ndaj gazetarit Nevrij Ademi, që raportimet e deritanishme i lidhin me persona të afërt me pushtetin.

Çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi gazetarët dhe mediat është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj vlerave demokratike dhe nuk ka vend në shoqërinë tonë.

BDI kërkon që organet kompetente të veprojnë menjëherë, të ndalin dhe ndëshkojnë autorët e këtyre veprimeve. Çdo neglizhencë institucionale e bën sistemin bashkëpërgjegjës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More