BDI: Ditë e zezë për shqiptarët! Kushtetuesja “GODET” shqiptarët!

nga Xh M

Shkup, 9 tetor – Në një paraqitje të jashtëzakonshme para Gjykatës Kushtetuese, BDI ka dënuar ashpër vendimin e Gjykatës Kushtuese me të cilin ndalohet deklarimi i përkatësisë etnike gjatë punësimeve në institucione publike në Maqedoninë e Veriut.

Arbër Ademi nga kjo BDI, tha se ky vendim godet barazinë mes komuniteteve në Maqedoninë e Veriut dhe ata, shqiptarët, nuk do të përfaqësohen më në institucione.

“Jemi mbledhur për të dënuar vendimin shokues të Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar deklarimin e përkatësisë etnike. Ky vendim përbën një sulm të drejtpërdrejt ndaj të drejtave të komuniteteve në Maqedoni dhe do të ketë pasoja të rënda për funksionimin e drejtë dhe të barabartë të institucioneve. Deklarimi i përkatësisë etnike është një e drejtë e patjetërsueshme dhe një element i domosdoshëm për të siguruar përfaqësimin e drejtë të të gjitha komuniteteve. Përmes këtij vendimi, goditet parimi i barazisë. Vendimi për të ndaluar përkatësinë etnike nuk është një hap i izoluar. Ai ka pasoja të gjëra dhe të thella duke përfshire eliminimin e mundësisë që institucionet të pasqyrojnë përbërjen multietnike të shtetit tonë”, tha Ademi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More