BDI: Drejtoresha e Spitalit të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Çair ka detyruar punonjësit të marrin pjesë në një tubim partiak të VLEN-it në Komunën e Çairit

nga D V

Shkup, 20 shkurt – Me indinjatë të thellë denoncojmë skandalin e paprecedentë që ka ndodhur sot në Spitalit të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Çair, ku drejtoresha e kësaj klinike, Pranvera Izairi, në mënyrën më të turpshme dhe kriminale, ka shantazhuar punonjësit, duke i detyruar të marrin pjesë në një tubim partiak të VLEN-it në Komunën e Çairit, nën kërcënimin se në të kundërtën do të disiplinohen dhe se ata me kontrata të përkohshme do të pushohen nga puna!

Ky është abuzim flagrant me pushtetin, një poshtërim i hapur i profesionistëve shëndetësorë dhe një shkelje e rëndë e të drejtave themelore të njeriut!

BDI – Dega Çair bën thirrje urgjente institucioneve shtetërore dhe faktorit ndërkombëtar që të ndërhyjnë menjëherë për t’i dhënë fund kësaj çmendurie politike dhe këtij terrori ndaj punonjësve të spitalit.

Inkurajojmë të gjithë punonjësit që të mos bien pre e këtij presioni, sepse shumë shpejt ky poshtërim do të marrë fund dhe ata që sot bëjnë mobing dhe shkelin dinjitetin profesional të mjekëve dhe infermierëve, do të japin llogari përpara ligjit dhe opinionit publik!

Nuk do të lejojmë që institucionet publike të kthehen në vegla politike dhe as që njerëzit të trajtohen si pengje të interesave të ulëta të një grupi të dështuar politik!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More