BDI i reagon VLEN-it: Ishte opozita ajo që nuk votoi Ligjin për mbylljen e lojërave të fatit

nga Redaksia

Shkup, 7 prill – Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar pas conferences për shtyp të opozitës VLEN, të cilët aludojnë në përfshirje të eksponentëve të BDI-së në furnizimin e Lotarisë së Maqedonisë së Veriut me aparate të reja për lojërat e fatit.

Nga BDI thonë se pikërisht opozita që nuk e votoi pr/ligjin për Lojërat e Fatit, që sipas BDI-së mundëson mbylljen e lojërave të fatit.

“Opozita e pa udhë, në shërbim të agjendës pro-ruse, vazhdon përpjekjet për përçarjen e shqiptarëve duke përdorë lajme të rreme dhe shpifje, gjithmonë në shërbim të si VMRO-së dhe Levicës. Është pikërisht Izet Mexhiti dhe disa deputetë shqiptarë të rreshtuar në agjendën ruse ata që nuk e votuan Ligjin për mbylljen e lojërave të fatit edhe përkundër thirrjeve dhe kërkesave të Lëvizjes Antibixhoz. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithashtu e dinë se, opozita e koordinuar ngushtë me VMRO-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, për një kohë të gjatë e kishin bllokuar propozim-ligjin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komisionet parlamentare, duke ju mundësuar qarqeve të errëta të krimit dhe korrupsionit të vazhdojnë me organizimin e lojërave të fatit”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More