BDI: Mbështesim rritjen e pagës minimale në 450 euro

nga D V

Shkup, 12 korrik – Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë gjithë periudhës derisa ka qeverisur me vendin ka dëshmuar se mbështet rritjen e pagave të punëtorëve, respektivisht pagën minimale.

Këtë e dëshmon rritja e pagës minimale veçanërisht në 7 vitet e fundit, ku kemi rritje mbi 100% të pagës minimale, pavarësisht të përballjes me krizën botërore COVID-19 dhe krizën energjetike.

BDI gjithmonë në programin e vet një ndër prioritetet kryesore e ka ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve.

Andaj, BDI e mbështetë pa asnjë dyshim kërkesën e LSM-së, të cilët kërkojnë që të ardhurat e punëtorëve të jenë së paku 450 euro, në vend të 370 eurove të tanishme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More