BDI mbështet kandidatët e AKI në Gostivar dhe Vrapçisht

nga Xh M

Shkup, 26 nëntor – Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, në mbledhjen e mbajtur sot, miratoi vendimin për të ritheksuar mbështetjen e plotë të BDI-së, si pjesë themeluese e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim, për kandidatët e këtij koalicioni në zgjedhjet lokale në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit, theksohet në kumtesën e BDI-së, të cilën MIA e publikon integrale.

Këshilli i Përgjithshëm konfirmoi mbështetjen unanime për:
• z. Valbon Limani, kandidat për kryetar të Komunës së Gostivarit
• z. Isen Shabani, kandidat për kryetar të Komunës së Vrapçishtit

BDI vlerëson se këto kandidatura përfaqësojnë seriozitetin, përkushtimin dhe vizionin e koalicionit për zhvillimin e komunave dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në vendim theksohet se rezultatet e zgjedhjeve të kaluarave treguan një diferencë të qartë dhe bindëse në favor të Aleancës Kombëtare për Integrim, e cila erdhi si rezultat i punës së përbashkët, angazhimit në terren dhe mbështetjes së gjerë popullore. Këshilli i Përgjithshëm vlerëson se ky avantazh do të thellohet edhe më tej, falë besimit të qytetarëve dhe angazhimit të përbashkët.

BDI riafirmon se do të angazhohet me të gjitha kapacitetet politike, organizative dhe njerëzore për t’i çuar drejt fitores këto dy kandidatura, në interes të qytetarëve të Gostivarit dhe Vrapçishtit dhe në funksion të vizionit tonë të përbashkët për integrim euroatlantik dhe zhvillim të qëndrueshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More