Imer Aliu: Disa të rinj zgjodhën të angazhohen në PDSH për ndryshimin e këtij realiteti politik

nga Xh M

Shkup, 26 nëntor – Imer Aliu sot në rrolin e udhëheqësit të Trupit Koordinues sot ka shpërndarë libreza anëtarësie për një grup të madh të të rinjëve që iu bashkuan thirrjes së kësaj partie për ti forcuar dhe zgjeruar radhët partiake.

Siç ka deklaruar Imer Aliut shumë të rinj ikin nga vendi nga mungesa e perspektvës dhe premtimeve të pambajtura nga arrogance e pushtetit.

”Sot, në PDSH mirëpritëm një grup të madh të rinjsh të cilët u anëtarësuan në Partinë Demokratike Shqiptare.Në këtë vend ku pushteti i sotëm ka krijuar më shumë arsye për t’u larguar sesa për të qëndruar dhe si pasojë mijëra të rinj ikin nga mungesa e perspektivës, korrupsionit, premtimet e pambajtura dhe arrogancës së qeverisë, këta të rinj zgjodhën rrugën më të vështirë, por më të ndershme, të qëndrojnë dhe të angazhohen për ndryshim të këtij realiteti politik”. ka thënë Aliu

Anëtarësimi i tyre në PDSH, ka shtuar Imer Aliu, është një mesazh i qartë se rinia nuk pranon më të heshtë përballë pushtetit, që ka dështuar t’ju japë shpresë të rinjve.

”Rritja e vazhdueshme e interesimit të të rinjve për t’iu bashkuar Partisë Demokratike Shqiptare tregon besimin dhe mbështetjen e tyre ndaj vizionit të partisë”, ka theksuar Imer Aliu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More