BDI: Pronari i klubit në Koçan, merret nga policia PA pranga! Ish-ministri që nuk ka lidhje me tragjedinë, shoqërohet ME pranga

nga Redaksia

Shkup, 26 mars – Bashkimi Demokratik për Integrim ka publikuar dy fotografi ku në njërën është pronari i diskotekës “Puls” dhe në tjetërn Kreshnik Bekteshi. Siç thotë BDI, pronari i klubit që u dogj dhe mori jetën e 59 të rinjve në Koçan e që është autori i drejtpërdrejtë i tragjedisë, u mor nga policia pa pranga ndërsa ish-ministri Kreshnik Bekteshi, u shoqërua me pranga. Për BDI-në, kjo është spektakël dhe absurditet por edhe manipulim dhe përdhosje e drejtësisë.

“Kjo është turp. Kjo është spektakël. Kjo është absurditet.

Autori i drejtpërdrejtë i tragjedisë, pronari i klubit që u dogj dhe mori jetën e 59 të rinjve në Koçan, merret nga policia PA pranga, ndërsa një ish-ministër, që nuk ka asnjë lidhje me këtë tragjedi, u shoqërua ME pranga, nën vëmendjen maksimale të mediave, pasi më parë ishin ftuar kamerat.

Ky është një turp institucional.

Ky është manipulim i pastër.

Kjo është përdhosje e drejtësisë.

Ne nuk do të heshtim përballë këtij absurdi”, thotë BDI.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More