BE-ja “dritë jeshile” për agjendën reformuese plani i rritjes-750 milion euro për Maqedoninë e Veriut

nga Xh M

Budapest, 12 tetor – Vendet e Bashkimit Evropian kanë miratuar agjendat e reformave të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat i kanë paraqitur ato si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes, në vlerë prej 6 miliardë Eurosh.

Miratohen Agjendat reformuese të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës, në kuadër të Instrumentit të ri për reforma dhe rritje në vlerë prej 6 miliardë euro, i njohur si Plani për rritje të Ballkanit Perëndimor, ka publikuar në rrjetin social X presidenca hungareze me BE-në.

“Kjo hap rrugën që para-financimi të nis gjatë kohës së presidencnës hungareze me BE-në. Mbështetja për integrimin e Ballkanit Perëndimor, mbetet prioriteti kyç i presidencës hungareze” – thuhet në komunikatë.

Konform Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor me vlerë 6 miliardë euro, Maqedonia e Veriut duhet të marrë 750 milion euro të ndarë në disa këste, kurse kësti i parë prej 7% respektivisht 52.5 milion euro duhet të merret më së voni deri në fund të vitit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More