Shkup, 12 tetor – Pasi kreu i PDSH-së Menduh Thaçi braktisi Frontin Europian, vazhdojnë të qarkullojnë zëra për largime të tjera nga opozita në drejtim të pushtetit. Zëvendës kryeministri I parë Izet Mexhiti informacione të detajuara ka paralajmëruar në vazhdim, por gjitha këto pretendime janë hedhur poshtë nga aktorë politik të Frontit.
Nëse Thaçi do të ishte hallka e parë e zinxhirit të shparrtallimit të bllokut opozitar shqiptar, profesori universitar Bashkim Selmani nuk e thotë me saktësi, por nënvizon se përçarjet e opozitës paraqesin rrugë armiqësore për vetë ata persona që lëvizin poashtu edhe për të arriturat e përgjthshme kombëtare.
“Është fakt se mënyra e fundit e ngjarje dhe organizimeve politike pozitë – opozitë në RMV, jo vetëm që ka krijuar raporte të pasigurta në aspektin moral, etik dhe ideologjik të veprimit, dhe janë procese që realisht janë të ngatëruara, poashtu edhe nga ana e VMRO – së dhe kryeministri aktual duke ditur dhe studijuar, fenomenin dhe dobësitë e subjekteve politike shqiptare, siç duket janë mirë të organizuara ose mirë të kordinuara që edhe çështja e subjekteve politike shqiptare të marrë atë kahjen e duhur, por siç duket ka marrëveshje publike edhe interne dhe çdo përplasje aktualisht që po ndodh mes subjekteve politike shqiptare pa një unitet të përbashkët nuk është në interesin e shqiptarëve”, u shpreh profesori universitar Bashkim Selmani.
Selmani: Nevojitet unitet i politikës shqiptare
Selmani konsideron si të nevojshëm unitetin e partive politike shqiptare, sa i takon interesave kombëtare, duke pasur parasysh VMRO-DPMNE-në e fuqishme në numra.
“Tanimë Maqedonia është future në një fazë të re, e cila as ajo vetë nuk e di se në cilën rrugë po e adreson shtetin dhe nga ana tjetër kur goditen edhe ashtu pak të arritura të kombit shqiptarë përsëri e rikthejnë në zero përpjekje që në vend të merret me institucionet ndërkombëtare për të aderuar në Bashkimin Europian, ajo tanimë drejtpërsëdrejti qeveria ka fut në fokus goditjen e kombit shqiptarë dhe kjo nuk shkon në interesin e asnjërës nga palët”, theksoi Selmani.
BDI ka mohuar zërat për fundosje të Frontit. Ngjashëm u shpreh edhe Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, I cili gjithashtu ftoi partitë shqiptare për unitet drejt synimeve eurointegruese.
Kreu i PDSH –së Menduh Thaçi vetë konfirmoi largimin nga blloku opozitar shqiptar duke renditur arsyet sikurse mos komunikimi midis krerëve të Frontit tanimë tre muaj si dhe mos dhënia e llogarisë për rezultatin e parlamentareve. Thaçi ka përgënjeshtruar zërat për bashkangjitje qeverisë.