Bedri Hamza: Nuk do të garoj për mandat të dytë në Mitrovicë

nga Xh M

Kryetari aktual i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e tetorit.

“Unë nuk jam kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Hamza në RTV Dukagjini.

Ai tha se PDK ende s’ka propozuar kandidat, por u shpreh se beson se ai do të jetë Arian Tahiri, që aktualisht është nënkryetar i Mitrovicës.

Hamza u shpreh i bindur se PDK do të dalë fituese.

“Unë e përfundoj mandatin dhe ia dorëzoj mandatin kryetarit të ardhshëm. Jam i bindur se PDK do ta vazhdojë qeverisjen në Mitrovicë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More