Hamza takohet me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, bisedojnë për zhvillimet aktuale në vend

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Sipas një njoftimi thuhet se gjatë takimit, Hamza dhe ambasadorja Ziv diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Izraelit, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Siç thuhet në njoftim, kryetari i PDK-së falënderoi ambasadoren Ziv për mbështetjen e vazhdueshme të Izraelit ndaj Kosovës dhe për angazhimin e saj në forcimin e lidhjeve miqësore dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.

“Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e partneriteteve ndërkombëtare që kontribuojnë në stabilitetin, zhvillimin dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka thënë Kryetari i PDK-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More