Begaj pranon kredencialet diplomatike për ambasadorin e Moldavisë, Emil Jacotă

nga D. V.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Moldavisë, jorezident në Shqipëri, Emil Jacotă.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj i vlerësoi si shumë të mira marrëdhëniet politike midis dy vendeve.

Shqipëria, theksoi Presidenti i Republikës, është e përkushtuar të intensifikojë bashkëpunimin ekonomik, duke vlerësuar si nxitës të zhvillimit të turizmit vendosjen e fluturimeve direkte gjatë sezonit të verës.

Kreu i Shtetit përsëriti thirrjen ndaj Moldavisë për rishikimin e qëndrimit për njohjen e Kosovës, ndërsa riafirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj aspiratave të Moldavisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria ofron përvojën e saj në lidhje me reformën në drejtësi të ndërmarrë në Moldavi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More