Begaj pret ambasadoren e Australisë: Forcojmë bashkëpunimin dhe dialogun politik

nga D. V.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot ambasadoren e re të Australisë, jorezidente në Shqipëri, Julianne Cowley, të cilës i pranoi Letrat Kredenciale.

Gjatë bisedës, Presidenti Begaj theksoi angazhimin e Shqipërisë për të zgjeruar më tej bashkëpunim dypalësh dhe shumëpalësh, duke ruajtur dhe forcuar dialogun politik.

Teksa vlerësoi ngritjen e Grupit Parlamentar të Miqësisë Australi-Shqipëri dhe lidhjet me komunitetin shqiptar në Australi, Presidenti Begaj u shpreh për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit duke përfshirë dhe fusha të tjera.

Kreu i Shtetit shprehu vullnet për bashkëpunim në fushën ekonomike, duke theksuar se hapja e ambasadës australiane në Tiranë do të ndihmonte shumë në këtë drejtim.

Presidenti Begaj i përcolli Ambasadores Cowley urimet për rikonfirmimin e Kryeministrit Anthony Albanese në mandatin e dytë qeverisës në Australi, bashkë me ftesën drejtuar atij për të vizituar Shqipërinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More