Edhe Serbia goditet nga stuhitë e fuqishme, pamje që e dëshmojnë situatën kaotike në Beograd

nga D. V.

Stuhia për të cilën shërbimi meteorologjik dhe hidrologjik në Serbi ka paralajmëruar qytetarët tashmë ka mbërritur në Beograd, së bashku me një paralajmërim të ri emergjence.

Vranësira të forta konvektive, të cilat në zonën e Baçkës dhe Sremit po shkaktojnë shira intensivë me bubullima, breshër dhe erëra të forta, do të lëvizin drejt Banatit qendror dhe verior në një rrymë jugperëndimore, transmeton Telegrafi.

Pamje amatore nga Beogradi tregojnë se në vendpunishte materialet po fluturojnë, dhe autoritetet që kanë paralajmëruar të jenë të kujdesshëm.

Në lagje të shumta të kryeqytetit të Serbisë janë parë shkulje lisash, si dhe situatë kaotike e krijuar si pasojë e erërave të forta që priten të përcillen me shi të rrëmbyeshëm.

Mot i ngjashëm po mbizotëron edhe në pothuajse dy vende tjera të Ballkanit, Kroaci ku shumë qytete janë përmbytur nga reshjet e mëdha të shiut dhe stuhitë e forta.

E në Slloveni është raportuar për reshje bore në zonat malore në 2200 metra lartësi mbidetare, ku termometri ka shënuar zero gradë Celsius.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More