Begaj pret zyrtarin e BSEC: Model i diplomacisë shumëpalëshe politike dhe ekonomike

nga D V

Presidenti Bajram Begaj priti sot Asaf Hajiyev, Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC).

Gjatë takimit, Presidenti Begaj risolli në vëmendje kontributin e Shqipërisë përgjatë Presidencës së shkuar gjashtëmujore të kësaj organizate, bazuar në moton domethënëse: “Të bashkuar për një bashkëpunim paqësor në zonën e BSEC”.

Si anëtare themeluese e BSEC-së, Shqipëria ka punuar për ngritjen e bashkëpunimit në një nivel më të qëndrueshëm ekonomik dhe social, në forcimin e organizatës dhe ndërveprimin me Bashkimin Evropian.

Shqipëria, – nënvizoi Presidenti Begaj, vlerëson se BSEC-ja, si promovuese dhe nxitëse e bashkëpunimit dhe e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, përfaqëson një model të diplomacisë shumëpalëshe politike dhe ekonomike.

“Ne duhet të vijojmë më tej konsolidimin e Asamblesë Parlamentare dhe Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, me synim rritjen e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e BSEC-së”, – theksoi Presidenti Begaj.

Presidenti i Republikës i përcolli zotit Hajiyev përgëzimet për arritjet e Asamblesë Parlamentare të BSEC-së në partneritetin mes parlamenteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare për zbatimin e projekteve dhe përmbushjen e synimeve të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More