U dënua për korrupsion në zgjedhje, Memolla: Jam kryetar i bashkisë Rrogozhinë deri në një vendim të formës së prerë

nga Xh M

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla u shpall fajtor nga GJKKO për korrupsion aktiv në zgjedhje. Në një reagim në rrjete sociale ai thotë se do ta apelojë vendimin në Apelin e GJKKO dhe se do të qëndrojë në detyrë deri në një vendim të formës së prerë.

“Jam kryetar i bashkisë Rrogozhinë deri në një vendim të formës së prerë”, shkruan Memolla.

“Që kur mu besua detyra e përfaqësuesit të popullit tim, kam qenë në dijeni për peshën që do sillte në çdo dimension të sajin. Drejtësinë e Re e kam mbështetur fuqimisht dhe si rrjedhojë jam i hapur të pranoj çfarëdolloj vendimi të dhënë kundrejt meje, por kjo nuk më pengon të apeloj një vendim i cili nuk është i mbështetur aspak në prova dhe fakte. Theksoj se deri në një vendim të formës së prerë e më tej, unë jam kryetar i bashkisë Rrogozhinë, në krye të detyrës dhe i vetëdijshëm për të gjitha përgjegjësitë që ky post sjell”, shtoi Memolla.

Gjithashtu Memollës i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More