Begaj uron Trumpin: Shqipëria është krenare për aleancën e fortë me SHBA

nga Xh M

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Donald Trumpin për betimin si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai është shprehur se Shqipëria është krenare për aleancën e fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Klankosova.tv.

“Urime të përzemërta Donald Trump për betimin si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë një dëshmi e vlerave të qëndrueshme të demokracisë. Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të rritur më tej partneritetin”, ka shkruar Begaj në X.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More