“Dy gra dhe katër burra të PS nuk do të betohen dot në shtator”, analisti: Në PD do të jenë 4! Rama po i djeg me ndershmëri, Berisha me hile

nga Xh M

Analisti Arjan Curri tha se do të jenë 6 persona në PS që nuk do të betohen dot në shtator. Gjatë debatit për listat në emisionin Top Story ai tha se në Partinë Demokratike do të jenë 4 burra.

Curri: Dy gra dhe katër burra me shumë mundësi nuk do të betohen dot në shtator në PS. Në PD 4 burra, të cilët edhe këta me shumë mundësi s’do të bëjnë dot betimin në shtator. Rama i djeg në furrë me xhiro, me këste, me turne, kurse Berisha do t’i djegë njëherë e mirë që në turrën e parë, po shkojnë në martirizim. Këta janë martirë të perandorit, e dinë që nuk kanë asnjë rrugë tjetër që të japin edhe pikën e tij të fundit të gjakut. Në dy lista ka një ndryshim shumë të madh që Rama po i djeg me ndershmëri, kurse Berisha me hile. SPAK e çliroi nga ky presion Ramën, se Veliaj donte njerëzit e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More