Begaj vizitë zyrtare në Austri me ftesë të homologut Van der Bellen

nga D. V.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u nis sot drejt Austrisë për një vizitë zyrtare me ftesë të homologut austriak, presidentit Alexander van der Bellen.

Presidenti Begaj, sipas axhendës, pritet të takohet fillimisht me presidentin Van der Bellen, me të cilin do të mbajë dhe një konferencë të përbashkët shtypi.

Gjjithashtu është parashikuar një takim me kryeministrin e ri të Austrisë, Christian Stocker.

Gjatë qëndrimit në Austri, Presidenti Begaj do të takohet edhe me bashkatdhetarë që jetojnë në Vjenë dhe Landin e Sipërm të Austrisë, Linz.

Marrëdhëniet shqiptaro-austriake janë të hershme dhe kanë avancuar me bashkëpunimin në shumë fusha, bazuar në interesa të përbashkëta strategjike.

Austria mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, një proces, që edhe sipas programit të qeverisë së re të drejtuar nga kancelari Christian Stocker, duhet të kryhet pa vonesa.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More