Bekim Sali dhe Muhamet Hoxha nesër dorëzohen si propozim për ministra në Kuvend

nga Xh M

Shkup, 30 nëntor – Bashkim Bakiu nuk do të dorëzohet nesër si propozim për ministër të ri të Shëndetësisë, njofton një funksionar i lartë qeveritar për TV24 transmeton Zhurnal.mk

Sipas të njëjtit funksionar, propozimi i kryeministrit Hristijan Mickoski do të mbërrijë në Kuvend vetëm me emrat e Bekim Salit, për zëvendëskryeministër të parë i ngarkuar për integrimet evropiane, si dhe të Muhamet Hoxhës për ministër të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Marrëveshja është që të plotësohen vendet e lira, pas fitores së Izet Mexhitit në komunën e Çairit. Nuk kemi biseduar për ndryshime në resorë të tjerë. Nëse do të ketë propozim të ri apo ndonjë rokadë të mundshme të resorëve, do të bisedojmë kur të bëjmë rekonstruksionin e madh”, tha për TV24 funksionari i lartë qeveritar.

Sipas informacioneve nga “Vlen”, plani i tyre ishte që në vend të Azir Aliut të vinte Bashkim Bakiu, ndërsa Aliu të emërohej drejtor i AEK-ut. Ndërkohë, ministri aktual për Integrime Evropiane ishte paraparë të dërgohej në Bruksel si ambasador. Sipas burimeve nga VMRO-DPMNE, nuk përjashtohet që gjatë negociatave për rekonstruksion, resori i Shëndetësisë të jetë ai ku mund të ketë rokada.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More