Bekim Sali: Forcimi i bashkëpunimit ndërshqiptar, temë e takimit me Elisa Spiropalin

nga D. V.

Shkup, 23 dhjetor – Kryetari i Alternativës Bekim Sali ka njoftuar se së bashku me liderët tjerë të VLEN-it, kanë zhvilluar një dark pune me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali.
“Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit vëllazëror ndërmjet institucioneve dhe faktorëve politikë, si dhe angazhimi i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve ndërshqiptare, koordinimin në proceset integruese evropiane dhe mbështetjen e ndërsjellë në çështjet me interes të përbashkët”, ka shkruar Sali, përcjell Alfax.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More