Bekim Sali sjell dëshmi: Ja si BDI bëri “shqiptarë të përkohshëm” vetëm për një vend pune, ndërsa largoi shqiptarë nga vendi i tyre!

nga D V

Shkup, 10 tetor – Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka reaguar për zhurmën e krijuar nga BDI pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit.

Përfaqësuesit e VLEN-it, në vazhdimësi kanë përsëritur se balancuesi do zëvendësohet me ligj, ndërsa kanë dhënë edhe shembuj se si është keqpërdorur ky instrument në të kaluarën.

“Pra, kjo ishte BDI-ja dhe “Balanceri” që po e shesin si arritje e tyre madhështore. Kjo fotografi dëshmon se si BDI-ja bëri “shqiptarë të përkohshëm” vetëm për të siguruar një vend pune, e ndërsa shqiptarët i largoi nga puna dhe madje nga vendi i tyre.
Prandaj, pozita e shqiptarëve në administratën shtetërore do të rregullohet me ligj!”, ka shkruar deputeti Bekim Sali.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More