Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të gjykohet i vetëm për dosjen e “Sterilizimit”.
Vendimi erdhi pasi ai refuzoi gjykimin e shkurtuar, siç kërkuan bashkëpandehurit e tjerë, duke thënë se do t’i nënshtrohet gjykimit të zakonshëm.
Në seancën e sotme, Beqaj tha se SPAK nuk ka bërë një formulim të qartë të akuzës, duke referuar tre nene të ndryshme nga Kodi Penal.
Ish-ministri shtoi se në këto kushte nuk është i qartë për veprën penale për të cilën akuzohet. Por prokurori i pranishëm në sallë reagoi duke sqaruar se Beqaj tashmë akuzohet për grup kriminal.
Ndërkohë, në seancën e sotme, u pranua kërkesa e ish-numrit dy të ministrisë, Klodian Rrjepaj, si dhe ajo e biznesmenit Ilir Rrapaj për gjykim të shkurtuar, së bashku me gjashtë persona të tjerë.