Berisha: Dumani-Gjoka, binomi më i diskretituar i drejtësisë

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se mbështet çdo prokuror e gjyqtar që zbaton ligjin, por do të denoncojë çdo zyrtar që ka lidhje me krimin.

Në një prononcim për mediet pas paraqitjes në SPAK, Berisha foli edhe për procesin e  zgjedhjes së kreut të ri të SPAK.

Berisha deklaroi se nuk ka njohuri për kandidatët dhe se qëndrimi i tij do varet nga lidhjet e tyre me krimin.

Sipas tij, “kundërshtimet që i ka bërë ndaj Arben Krajës dhe Altin Dumanit nuk janë sulme politike, por publikim faktesh”.

Kryetari i PD-së tha se në drejtësi ka shumë njerëz të ndershëm, por se disa figura të larta poshtërojnë sistemin duke mbrojtur krimin.

Berisha akuzoi kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani si dhe gjyqtaren Irena Gjoka, duke i cilësuar si “binomi më i diskretituar i drejtësisë’. Sipas Berishës, Gjoka ka falsifikuar deklarimet në formularët e vetingut, dekriminalizimit dhe ILDKPKI.

Kreu i PD akuzoi gjithashtu SPAK-un se po mban prej 18 muajsh në sirtar hetimet për rastin e Gjokës dhe se prokurori Altin Dumani ka hapur një “hetim paraprak fiktiv” për ta mbrojtur atë nga shkarkimi.

Berisha u shpreh se KLGJ ka shkelur afatet ligjore për shqyrtimin e mandatit të gjyqtares dhe e cilësoi situatën si “turp institucional”. Ai kërkoi edhe njëherë largimin e menjëhershëm të gjyqtares Gjoka nga sistemi i drejtësisë.

Për sa i përket çështjeve të rëndësishme që priten në Gjykatën Kushtetuese, përfshirë atë për Belinda Ballukun dhe vetë atë më 17 dhjetor, lideri opozitar, Sali Berisha deklaroi se më parë ka marrë vendime politike kundër dhe paralajmëroi se sot do të bëjë një denoncim të ri për një skandal ndërkombëtar që ka kryer qeveria.

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi edhe deklaratat e Ilir Metës lidhur me 21 janarin, duke thënë se Meta mund të ketë informacion shtesë për manipulimin e videove të asaj kohe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More