Shërbim i ri në e-Albania për verifikimin online të numrit të matrikullimit

nga D. V.

Platforma e-Albania vë në dispozicion një shërbim të ri elektronik, i cili u mundëson studentëve dhe ish-studentëve të informohen dhe të verifikojnë online, në kohë reale, numrin e tyre të matrikullimit. Ky numër unik është i domosdoshëm për një sërë procesesh administrative dhe akademike.

Përmes shërbimit “Informacion mbi statusin e numrit të matrikullimit”, përdoruesit mund të kontrollojnë lehtësisht nëse numri i tyre është aktiv, në proces verifikimi apo është refuzuar.

Shërbimi i ri synon të rrisë transparencën dhe të thjeshtojë procedurat, duke shmangur paraqitjet fizike pranë institucioneve arsimore.

Numri i matrikullimit shërben si element kyç për verifikimin e statusit të studentit, aplikimet për punë, proceset pranë universiteteve dhe saktësimin e të dhënave akademike.

Falë këtij shërbimi elektronik, studentët përfitojnë akses të menjëhershëm në informacionin e tyre personal akademik, duke kursyer kohë dhe duke lehtësuar komunikimin me institucionet.

Shërbimi mund të aksesohet përmes portalit zyrtar të e-Albania, në seksionin dedikuar të arsimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More