Berisha: Gjykatat dhe prokuroria speciale janë politike, institucionet nuk funksionojnë

nga D V

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në forumin “Të drejtat e shkelura”, se drejtësia dhe funksionimi i institucioneve mbeten temat më të diskutuara në vend.

Në fjalën e tij, Berisha tha se “Shqipëria reale, aktuale është në klasifikimin e regjimeve totalitare, të bërë nga një historian dhe filozof, sociolog konservator ndër më të shquarit e kohërave, Hantington. Kjo është diktaturë bande, forma më e keqe e diktaturave”.

Berisha theksoi se “Shqipëria sot është vendi ku të gjitha pushtetet janë të përqendruara në duart e një njeriu dhe këtë nuk e diskuton kush. Sot, gjykatat dhe prokuroria speciale janë po aq politike sa në kohën më të zezë të Enver Hoxhës. Por ato, e vërteta është se zbatonin një ligj, i cili thoshte se po fole kundër partisë, ke kaq vite, po predikove besimin fetar, ke kaq vite”.

Lideri i PD-së theksoi se forumi “Të drejtat e shkelura” mblidhet për problemin e të drejtave dhe vlerave në një shoqëri. “Liria e fjalës, ne këtu flasim. Flasin edhe disa të tjerë, po shumica e atyre që flet kundër padrinos, lë mandatin dhe shkon në burg siç ka shkuar Ervin Salianji apo zvarritet në mënyrë barbare në mes të rrugës, pavarësisht se ka qenë president republike, kryeministër, kryetar parlamenti dhe pavarësisht mbi të gjitha se nuk mund të ndodhë kurrë zvarritja në rrugë në një vend ku ka ligj dhe Kushtetutë dhe se nuk mund të arrestohet asnjë person nën hetim. Është diktaturë sepse përdor të gjithë mekanizmat e shëmtuar të frikës, të mbjelljes së frikës. Diktatura është mbretëri frike”, tha Berisha.

Sipas Berishës, institucionet në Tiranë nuk funksionojnë, ndërsa në rrethe janë formale. “Artistët e vërtetë luftohen. Simboli më i shëmtuar i kësaj ishte minimi i teatrit. Por po kaq i shëmtuar është fjalimi i Edi Ramës në qeveri në mbrojtje të Neronit që hodhi në erë teatrin. Ai bëri shumë mirë që e hoqi atë, thotë, me një urrejtje të paimagjinueshme. Është shumë e vërtetë që të përndjekurit politikë, është një proces që duhet ridimensionuar në ndërgjegjen kombëtare”, u shpreh Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More