Berisha: Mbështes propozimin për një kandidat të përbashkët nga opozita për bashkinë Tiranë

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një deklaratë për mediet se mbështet propozimin për një kandidat të përbashkët nga opozita për bashkinë e Tiranës, por që nuk duhet të jetë njeri jopolitik.

“Për të dalë partitë opozitare më një kandidat, këtë e mbështes plotësisht. Por që të pretendohet të zgjidhet kryetari i bashkisë së kryeqytetit, një njeri jopolitik, një gjë të tillë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë. Sepse ai të paktën duhet të ketë një program, në të cilin çmonton të gjithë batërdinë bazuar në politikën e narkoshtetit në Tiranë” tha Berisha.

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, Berisha u ndal sërish edhe tek denoncimet e opozitës për “farsën elektorale” të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Berisha publikoi disa pamje ku theksoi se “kishte qytetar të pajisur me dy fletë votimi”.

“Të dhëna flagrante nga qendrat e votimit të akteve antiligjore dëshmojnë se zgjedhjet ishin një farsë fund e krye dhe jo një proces zgjedhor. Do paraqes kërcënimet që iu bënë komisionerëve në qendrat e votimit”, tha Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More