Berisha: Ndërtimi i bajpasit të Elbasanit, përparësi

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me kandidatët për deputetë të PD-së në qarkun e Elbasanit.

Gjatë fjalës së tij Berisha premtoi se qeveria e ardhshme pas 11 majit do të ndërtojë bajpasin e Elbasanit, pasi është një vepër infrastrukturore që i shërben qytetit.

“Qeveria veprën e parë publike që do fillojë, krahas zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës, do jetë bajpasi i Elbasanit. Asgjë më urgjente nuk ka se ky bajpas pasi i shërben qytetit, i shërben të gjithë zonës juglindore të vendit”.

Berisha shtoi “nuk jam për të mos ndërtuar autostradën Elbasan-Qafë Thanë, por përparësi absolute ka bajpasi”.

Berisha tha se janë hedhur 8 deri në 10 milionë për të ndërtuar pistën e Formula 1, po në radhë të parë, shtoi ai, duhet të ndërtohet bajpasi. “Kushton, por do bëhet ky”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “do të përqendrohemi me të gjitha forcat tona që të nxisim prodhimin në vend, ndërsa shtoi se do të formalizojë turizmin”.

“Ne kemi investuar dhe do investojmë përsëri në turizëm. Por prodhimi është prioriteti ynë absolut. Ndaj ne do përqendrohemi me të gjitha forcat tona që të nxisim prodhimin në Shqipëri. Do e bëjmë Shqipërinë vendin më tërheqës për investimet e huaja. Do tërheqim kompanitë më të mëdha të teknologjisë së lartë”, tha Berisha.

“Ndaj dhe ne përqendrohemi tek ky program, sepse ky program për Shqipërinë Madhështore është absolutisht në duart tona dhe kjo realizohet plotësisht”, e përmbylli fjalën e tij Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More