Apeli i GJKKO-së pranon pjesërisht ankimin e zyrtares së Policisë, Ervina Gjana

nga D. V.

Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar pjesërisht ankimin e drejtueses së Hetimit të Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana, lidhur me sekuestrimin e pajisjeve elektronike gjatë një aksioni të SPAK për dyshimet e abuzimeve në AKShI.

Gjatë këtij aksioni, SPAK i sekuestroi Gjanës telefonin celular, si edhe pajisje elektronike që i përkisnin bashkëshortit të saj.

Sipas medieve, bashkëshorti i saj rezulton të ketë lidhje të ngushta shoqërore me biznesmenin Ergys Agasi, i shpallur në kërkim.

Në ankimin e paraqitur, Gjana ka kërkuar kthimin e sendeve të sekuestruara, duke pretenduar se sekuestrimi është kryer në mënyrë të paligjshme.

Apeli i GjKKO ka vendosur të ndryshojë pjesërisht vendimin e shkallës së parë, duke pranuar ankimin vetëm në një pjesë të tij.

Megjithatë, Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka dhënë më shumë detaje mbi përmbajtjen e vendimit, duke u justifikuar me sekretin hetimor, për shkak se çështja vijon të jetë nën hetim nga SPAK.

Në njoftimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit urdhërohet ndalimi i publikimit apo dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake, në zbatim të Kodit të Procedurës Penale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More