Berisha: Patronazhistët do ndiqen si terroristë elektoralë

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot kandidatët “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Librazhdin dhe Përrenjasin.

Në fjalën tij kreu i PD-së tha se u del në mbrojtje banorëve të Hotolishtit të cilët kanë kërkuar ndryshimin e gjurmës së autostradës Elbasan-Qafë-Thanë e cila sipas projektit kalon mes për mes fshatit të tyre.

“Banorëve të Hotolishtit iu jap fjalën se asgjë nuk do bëhet në kundërshtim me vullnetin e tyre. Se zgjidhja do jetë ajo që ata meritojnë dhe kërkojnë. Dhe ata kanë të drejtë në çdo ligj kombëtar dhe ndërkombëtar të përfillen dhe të vendosin për fatin e tyre”, tha Berisha.

Berisha iu bëri thirre anëtarëve të forcave të policisë të mos shkelmojnë mbi djersën, mbi mundin e mbi sakrificat e tyre duke u garantuar se pas 11 majit çdo orë e tyre pune jashtë orarit do paguhet e do të ketë trajtim i ri për çdo polic.

“Por mos zbatoni urdhra kriminelësh, komisarë kriminelësh që bashkëpunojnë me bandat, zbatoni ligjin, jini shërbëtorë të vërtetë të ligjit dhe qytetarëve”, tha Berisha.

Berisha bëri edhe për punonjësit e administratës për të qëndruar të palëkundur besnikë të ligjit.

“Mos u bëni terroristë patronazhistë sepse ju garantoj se patronazhistët do ndiqen si terroristë elektoralë gjithë jetën e tyre”, tha Berisha.

“Ndaj u bëj thirrje të dëgjoni zërin e miqve tanë, që shohin tek PD forcën kryesore politike të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, të begatimit dhe prosperitetit të tyre, të integrimit të tyre në Europë. 11 Maji është dita e ndryshimit, dita e fitores”, tha Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More