Berisha pret deputetët konservatorë britanikë: Programi i PD-së, transformues

nga D V

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti dje në selinë e PD, deputetët konservatorë britanikë Andrew Rosindell (ministër hije për Marrëdhëniet me Jashtë), Martin Vickers (kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar), Philippa Broom anëtare e Bordit të Grave Konservatore, dhe Pierre Plumeajau, këshilltar.

Zyra për shtyp e PD bëri të ditur se, “temat e bisedës u përqendruan te vështirësitë e mëdha të krijuara nga keqqeverisja Ramës dhe ndjekja e një politike të ekstremit të majtë dhe ndikimit të Soros në vend, dhe domosdoshmërinë e një përmbysje të madhe që do çrrënjosë kalbëzimin e institucioneve”.

Berisha informoi deputetët britanikë për “përdorimin e drejtësisë si armë kundër kundërshtarit politik, dhe për shpopullimin drastik të vendit si dhe luftën frontale për asgjësimin e opozitës”.

“Programi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme do të jetë transformues për Shqipërinë”, theksoi kryetari i PD.

Berisha mirëpriti dëshirën dhe angazhimin e Partisë Konservatore britanike për të mbështetur PD në zgjedhjet e 11 majit.

Ai theksoi se vota e diasporës, përfshirë atë në Britaninë e Madhe, do të jetë kyçe për këtë ndryshim në Shqipëri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More