Berisha: Zhurma për Thethin bëhet për të mbuluar gjëmën mjedisore në Elbasan dhe Vlorë

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se zhurma për prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit po bëhet për të mbuluar gjëmën mjedisore në Elbasan dhe në Vlorë.

Në një deklaratë për mediet, Berisha tha se qeveria “do të merret me krimin mjedisor të disa kontejnerëve dhe jo me gjëmën që i bëri Elbasanit dhe Vlorës me djegien e fushave të plehrave, si në Mesjetë”.

Berisha theksoi se gjithçka po bëhet “për të tërhequr vëmendjen e njerëzve nga Elbasani, nga Vlora, për të mashtruar, për të mbuluar krimin e tmerrshëm mjedisor që u krye dhe që ka në themel vjedhjen e shekullit, llamarinën që solli në Elbasan dhe që nuk funksionoi as tre muaj, zero, ndërtimin e djegësit në Tiranë dhe po kështu në Fier”.

“Dhe problemi është se një prokurore nuk lëshoi urdhërarrest për kontejnerët, të cilët sipas raportit të policisë, nuk ishin ndërtim me themele, pra nuk plotësonin kushtin ligjor të ndërtimit pa leje. Jo! Dhe policia këtë vendim, që ta dinë qytetarët, këtë vendim të prokurores, nuk e apeloi, nuk e çoi në gjykatë”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se ndërtuesi i kontejnerëve Prek Kodra, “do vriste Albin Kurtit dhe se qeveria duhej të vendoste milionin mbi kokën e tij për ta kapur atë”.

“Shkon e merret me kontejnerët e një krimineli, i cili sipas dosjes ‘Metamorfoza’ ishte angazhuar për të ekzekutuar kryeministrin e Kosovës. Prek Kodra rezulton si njeri që kishte marrë përsipër, i shtyrë nga Vuçiçi apo vëllezërit e Vuçiçit. Atë nuk mund ta gjejnë, se u njoftua dhe u largua”, tha Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More