Besimtarët muslimanë nesër festojnë Kurban Bajramin, këto janë orët e faljes

nga D. V.

Shkup, 5 qershor – Besimtarët muslimanë nesër në Maqedoninë e Veriut dhe mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, festë, e cila vijon pas dy muaj pas Fitër Bajramit, i cili nis me mbarimin e agjërimit të Muajit të Ramazanit.

Në ora 04.24 besimtarët në Shkup në RMV do të falin namazin e sabahut, më pas në midis orës 04.40 – 05.39 vijon programi fetar, ndërsa në orën 05.39 falet namazi i Bajramit.

Midis orës 05.45 – 06.05 do të zhvillohet hutbeja e Reis Ulema dhe në fund duaja.

Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në TVM2.

Pas faljes së namazit, muslimanët zakonisht urojnë njëri tjetrin me mesazhe paqeje, mirësie dhe respekti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More