Besimtarët ortodoksë festojnë Buzmin

nga D V

Shkup, 6 janar – Besimtarët krishterë ortodoksë në vend sot e festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe të Lindjes së Krishtit – Krishtlindjeve.

Shënimi i Buzmit në Shkup do të fillojë para Tempullit “Shën Klimenti i Ohrit” nën organizimin e Shoqatës së qytetarëve “Këshilli për festën tradicionale të festës së Buzmit”.

Nën moton “Përcille gëzimin e Krishtlindjes në çdo zemër!”, lindjen e Krishtit në mesditë në Shkup dhe qytete të tjera të vendit do të paralajmërojnë fëmijët me kortezhet e Krishtlindjeve, duke kënduar “Zotin e përjetshëm”.

Në Shkup pritet të formohet kortezhi më i gjatë i Buzmit, ndërsa për fëmijët janë përgatitur më shumë se 3.500 pako.

Kortezhet do të fillojnë para Muzeut të Qytetit të Shkupit, drejt rrugës “Maqedonia” dhe do të përfundojnë në sheshin në Shkup, ku do të mbahet koncerti i madh i Krishtlindjeve, punëtori kreative për fëmijë ku çdo fëmijë do të ketë mundësi për të krijuar yllin e tyre dhe ta ruajë atë për vitin e ardhshëm, shfaqje të dramës për të gjitha moshat, si dhe dhuratë tradicionale nga kryetarët e komunave të cilët do të mirëpresin fëmijët, si lajmëtarët e lindjes së Krishtit.

Dega e Buzmit është simbol i lumturisë, dashurisë dhe dritës, me të cilat besimtarët ortodoksë i zbukurojnë shtëpitë për mbrëmjen e Buzmit, në prag të Krishtlindjes.

Familjet ortodokse për Buzmin mblidhen në darkë të përbashkët dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet mysafirë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More