Dita e tretë që “TVSH-ja ime” nuk funksionon! Qytetarët nuk mund të skanojnë kuponët fiskalë

nga Redaksia

Shkup, 29 qershor – Dita e tretë që nuk po funksionon aplikacioni “TVSH-ja ime” dhe qytetarët nuk munden të skanojnë kuponët fiskalë. Drejtoria e të Ardhurave Publike zyrtarisht konfirmoi se bëhet fjalë për një problem teknik dhe siguroi se po punohet për ta zgjidhur.

“Informojmë përdoruesit se, sipas nenit 6 të Ligjit për kthimin e një pjese të shumës së TVSH-së për personat fizikë, kuponët fiskalë mund të skanohen brenda 10 ditëve nga data e lëshimit të tyre. Kjo do të thotë se të gjitha kuponët brenda këtij afati do të mund të skanohen sapo aplikacioni të vihet sërish në funksion“, njoftojnë nga DAP, por pa precizuar se kur aplikacioni do të funksionojë sërish.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More