Bexheti: Do të debatojmë, por nuk do të votojmë për shkarkimin e Gashit

nga D V

Shkup, 3 shtator – Blerim Bexheti, deputet i Frontit Europian, para nisjes së seancës në Kuvend, për interpelancën ndaj kryeparlamentari Afrim Gashi, tha se si grup parlamentar i Frontit Europian do të japin vërejtjet e tyre, por siç bëri të ditur për çështje parimore nuk do të votojnë për shkarkimin e Gashit.

“Ne do ti japim vërejtjet tona, për punën e z.Gashi, intervistës që qarkulloi gjatë ditës së djeshme, mendoj se ai duhet t’ju kërkoj falje shqiptarëve dhe të tërhiqet nga skena politike e jo më nga kryetar i Kuvendit. Por kjo do të mbetet në ndërgjegjen e tij”.

“Por ne për arsye parimore, për çështje që janë ngritur do të debatojmë për argumentet por nuk do të votojmë për shkarkimin për iniciativën e Levicës për çështje parimore dhe principele”, tha deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti./TV21/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More