Bezhoska: Një nga pesë qytetarët e Ballkanit Perëndimor ka emigruar

nga Xh M

Shkup, 27 maj – Guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Anita Angellovska – Bezhoska në Samitin Ballkanik të studentëve të mëparshëm, ka alarmuar se një nga pesë qytetarët e Ballkanit Perëndimor ka emigruar.

“Produktiviteti është afërsisht sa gjysma e nivelit të BE-së, se një në pesë qytetarë ka emigruar nga rajoni (sipas OECD-së) dhe se investimet janë të ulëta, si në sasi ashtu edhe në cilësi”, deklaroi Angellovska – Bezhoska.

Ajo vlerësoi se vetëm përmes bashkëpunimit rajonal do të mund të përshpejtohet rritja e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse e vendeve të rajonit.

“Sa i përket tregtisë brenda rajonit, ajo është ende e ulët, me vetëm 11% të këmbimit të përgjithshëm tregtar të vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2024”, raportoi Angellovska – Bezhoska, duke shtuar se të ardhurat në rajon janë ende më pak se gjysma e mesatares së Bashkimit Evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More