Viola Ramadani zgjidhet në vend të Yllka Nuredinit në krye të FRASH

nga Xh M

Shkup, 27 maj – Yllka Nuredini u shkarkua nga pozita e kryetares së FRASH-it, tha kreu sot kreu i ASH-së Arben Taravari, dhe bëri të ditur se ne vend të saj është emëruar Viola Ramadani. Taravari tha se Viola Ramadani së bashku me Besir Mehmetin dhe anëtarët e tjerë të FRASH-it do ta udhëheqin fushatën në zgjedhjet lokale.

“Yllka Nuredini zgjodhi të shkojë në anën e Adnan Azizit dhe Izet Mexhitit. Ne i urojmë Yllkës shumë shëndet dhe shumë suksese. I falënderojmë për angazhimin e deritanishëm. Pasi që Kuvendi vendosi njëzëri, jemi para zgjedhjeve, ta zgjedhim kryetarin e shtabit të FRASH për zgjedhjet lokale të cilat janë shumë të rëndësishme për ASH-në dhe vendimi ishte unanim që Viola Ramadani së bashku me Besir Mehmetin, së bashku me nënkryetarët e FRASH dhe të gjithë komplet ekipin që janë këtu ta udhëheqin komplet fushatën”, tha Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More