Bilall Kasami: Ekipet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren

nga Redaksia

Shkup, 21 janar – Pas reshjeve të borës që kanë përfshirë vendin, ekipet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve janë angazhuar në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për të siguruar qarkullim të lirë dhe të sigurt për qytetarët.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se institucionet përkatëse janë mobilizuar dhe po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për pastrimin e rrugëve nga bora.

Ai njëkohësisht ka apeluar tek qytetarët që të tregojnë kujdes gjatë vozitjes, të pajisen me pajisje dimërore dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Autoritetet komunale theksojnë se situata po monitorohet vazhdimisht dhe se ekipet do të mbeten në terren deri në normalizimin e plotë të kushteve në rrugë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More