Bilall Kasami takon IOM-in: Fokus te riintegrimi i qytetarëve të kthyer nga BE

nga D. V.

Shkup, 4 dhjetor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim pune me përfaqësuesit e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM), në kuadër të programeve që kjo organizatë realizon për riintegrimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut të kthyer nga vendet e Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit u diskutua situata aktuale në terren, nevojat e qytetarëve të rikthyer dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit lokal përmes projekteve të përbashkëta. IOM prezantoi programet e saj mbështetëse, të cilat synojnë lehtësimin e procesit të riintegrimit dhe fuqizimin ekonomik dhe social të personave të kthyer.

Komuna e Tetovës theksoi se mbetet plotësisht e hapur për bashkëpunime të këtij lloji, që sjellin përfitime konkrete për qytetarët, rrisin kapacitetet lokale dhe kontribuojnë në integrimin e suksesshëm të të rikthyerve në shoqëri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More