Bilall Kasami: Tetova foli, tani është radha e komisionerëve të ruajnë votën deri në fund

nga D. V.

Shkup, 19 tetor – Pas mbylljes së vendvotimeve, kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar me një mesazh drejtuar komisionerëve dhe vëzhguesve zgjedhorë, duke kërkuar ruajtje maksimale të vullnetit qytetar.

“Tetova foli. Tani është radha e komisionerëve dhe vëzhguesve ta ruajnë votën e qytetarëve, deri në votën e fundit!”, shkruan Kasami në rrjetet sociale.

Ai ka theksuar rëndësinë e kësaj faze të ndjeshme të procesit zgjedhor – numërimit të votave – dhe ka bërë thirrje për vigjilencë dhe përkushtim maksimal.

“Ju ftoj të qëndroni syçelë dhe të përkushtuar deri në fund,” u shpreh më tej kandidati i VLEN-it.

Zgjedhjet lokale në Tetovë, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në vend, u mbyllën në orën 19:00 dhe tani vëmendja është përqendruar në procesin e numërimit dhe shpalljen e rezultateve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More