Bisedë telefonike Mucunski – princi Fajsal bin Farhan Al Saud: Angazhimi i përbashkët për avancim të marrëdhënieve bilaterale

nga D. V.

Shkup, 21 maj – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot bisedoi në telefon me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, princin Fajsal bin Farhan Al Saud.

“Gjatë bisedës e cekëm angazhimin e përbashkët për avancim të marrëdhënieve bilaterale, me ç’rast si hap konkret e theksova hapjen e ambasadës rezidente në Riad – vendim që e konsiderojmë si nxitje për thellim të bashkëpunimit në pjesën e sferave ekonomike dhe të tjera të interesit të prëbashkët”, kumtoi Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk.

Siç shkroi Mucunski në Fejsbuk, ministri saudit e përshëndeti vendimin, me atë rast nga ana e tij u shpreh gatishmëri për përforcim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore dhe rritje të dinamikës së dialogut politik, ekonomik dhe institucional mes dy vendeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More