Bizneset protestojnë sot, kërkojnë shtyrjen për një vit të vendimit për tregun e lirë të energjisë

nga D. V.

Organizatat e bizneseve për ditën e sotme kanë paralajmëruar protestë kundër vendimit të Zyrës të Rregullatorit të Energjisë për tregun e lirë të energjisë, që hyri në fuqi më 1 qershor me kërkesën themelore që vendim të shtyhet për një vit.

Protesta do të mbahet nga ora 11:00 deri në 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Në protestë do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve dhe punëtorët e tyre, të cilët do të kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, të reflektojnë mbi kërkesat e komunitetit të biznesit për një fazë tranzicioni në procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë”, u tha dje në njoftimin e OEK-ut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More