Blerant Ramadani: Programi “Saraji 2025–2029” po shkruhet bashkë me qytetarët

nga Redaksia

Shkup, 23 gusht – Kandidati i AKI-së për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka theksuar se programi i tij zgjedhor do të jetë i ndërtuar mbi idetë dhe propozimet e qytetarëve.

Në një postim, ai bëri të ditur se së bashku me rininë e AKI-së janë duke sistemuar sugjerimet e ardhura përmes platformës online. “Bashkë me rininë e AKI-së po sistemojmë propozimet tuaja nga www.blerantramadani.com– programi Saraji 2025–2029 shkruhet me ju!” ka deklaruar Ramadani.

Ai shtoi se transparenca dhe përfshirja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në hartimin e programit janë garanci që prioritetet e komunës do të pasqyrojnë vërtet nevojat e banorëve të Sarajit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More